ibrahimi maturia dhe perzgjedhja e fjaleve duhet te na prije ne deklarimin tone publik 681289bcdd535

Ibrahimi: Maturia dhe përzgjedhja e fjalëve duhet të na prijë në deklarimin tonë publik!

April 30, 2025
1 minut lexim

Kryetari i Alternativës, Zeqirija Ibrahimi në një status në rrjetin social facebook ka kërkuar nga aktivistët dhe militantët partiakë të secilës parti politike të kenë kujdes me fjalët të cilët i përdorin në deklarimet publike.
“Edhe kur oponenca është në kulm, edhe kur hatërmbetja bëhet e padurueshme, edhe kur mllefi na tundon, megjithatë maturia dhe përzgjedhja e fjalëve duhet të na prijë në deklarimin tonë publik.
Të urtit tanë na kanë mësuar se ne jemi mbretër të fjalëve që nuk i themi dhe jemi pengje të fjalëve që i themi.
Ndërsa në këngën e bukur të Halit Gashit na thuhet “Fjalt’ e kqija s’janë mahi”.
Të kemi kujdes…
(Le të jetë këshillë për aktivistët dhe militantët politikë të secilës parti.)”, ka shkruar Ibrahimi.

Burimi: alfax.mk

MARKETING

RENT A CAR

bakiu vjedhja e bredhave nga oborri i kopshtit eshte vjedhje ndaj femijeve tane 681289b993f76
Story i mëparshëm

Bakiu: Vjedhja e Bredhave nga Oborri i Kopshtit është Vjedhje ndaj Fëmijëve Tanë!

kasami nga dje flasim si vlen por juridikisht partite do te funksionojne deri ne zgjedhje 681289c3154fd
Story i radhës

Kasami: Nga dje flasim si VLEN, por juridikisht partitë do të funksionojnë deri në zgjedhje

Të fundit nga

ShkoLartë