Ibrahimi: Liderët e VLEN-it kanë nisur negociatat me VMRO-në për ndarjen e “kulaçit”! Reagon Lloga dhe Dauti: Në emër të kujt?

min lexim

Zeqirija Ibrahimi në ClickPlus në TV21 tha se liderët e VLEN-it kanë nisur negociatat me VMRO-DPMNE-në për ndarjen e resorëve.

“Keni ndarë resore? Keni negociuar me ndokënd?
Me VMRO-në. Është folur konceptualisht se për çfarë resorë jemi të interesuar ne. Duke parë kritikat e Komisionit Europian, ne…
Ju jeni VLEN? Po flet në emër të VLEN?
Po, VLEN-i…
Kush ka fol me VMRO-në?
Liderët e koalicionit.
Ka fol zotëri Gashi?
Të gjithë kanë folur…
Ka folur zotëri Taravari?
Të gjithë kanë folur…
Ka folur zotëri Mexhiti?
Të gjithë, të gjithë…
Ka folur zotëri Qoku?
Të gjithë, të gjithë bashkë.
Do të thotë të gjithë keni biseduar me Mickoskin ose me VMRO-në?
Po, po… Ne kemi kërkuar që të marrim përgjegjësi në sektoret për luftimin e korrupsionit për shkak se vërejtjes e Komisionit Europian, vërejtjet e Stejt Departamentit edhe pritjet e qytetarëve…
Do të thotë keni folur për ndarje të pushtetit?”, tha Ibrahimi

Reagoi Ilire Dauti dhe Krenar Lloga. Pyetën:

“Në emër të kujt?
Në emër të VLEN-it thanë se kanë diskutuar bashkë.
Jo, por në emër të kujt se zgjedhjet ende nuk kanë përfunduar”./TV21

Burimi: tv21

Story i mëparshëm

Arifi: Jemi më larg se tri vite më parë për marrëveshje me Serbinë

Story i radhës

Bajrami përmend gabimet e Qeverisë ku ai bëri pjesë

Të fundit nga