Kryetari i Alternativës, Zeqirija Ibrahimi, në rrjetin social facebook ka shkruar se BDI dhe kryetari i saj, Ali Ahmeti, duke e sulmuar kryetarin e Kuvendit, Afrim Gashi, mund të shpëtojë nga pyetja: ku e ka fshehur Artan Grubin.
“Babagjyshi i Soravisë dhe kryetari i partisë Non Grata mendon se duke e sulmuar kryetarin e Kuvendit, mund të shpëtojë nga pyetja: ku e ka fshehur Artan Grubin?
A do të shkojë ta festojë Vitin e Ri bashkë me Artan Nongrata Grubin? Nuk e ka fort larg. Rrugës mund ta marrë edhe Ramiz Nongrata Merkon”, ka shkruar Ibrahimi.
Burimi: alfax.mk