ibrahimi keto ndeshje te rrisin si futbollist dhe jemi te gatshem per kete 6819dc7b69ed2

Ibrahimi: Këto ndeshje të rrisin si futbollist dhe jemi të gatshëm për këtë

May 6, 2025
1 minut lexim

Futbollisti i Gjilanit, Yll Ibrahimi, është shprehur optimist para sfidës ndaj Malishevës, e cila zhvillohet sot, duke qenë me besim maksimal te bashkëlojtarët e tij.

Ibrahimi ka potencuar se skuadra është gati për të dhënë më të mirën e mundshme për këtë takim.

“E dijmë rëndësinë e ndeshjes. Besoj që kemi marrë masat e duhura për këtë takim, pasi që kemi punuar së bashku me stafin. Na mbetet neve të dalim në fushë të japim maksimumin dhe të marrim pikët e plota”.

Mbrojtësi i krahut të majtë ka folur për mungesën e Armend Thaqit në krahun e djathtë, por beson që secili futbollist që do të luaj nesër do të jep maksimumin në fushën e lojës.

“Përvoja dhe eksperienca e Armend Thaqit është një mungesë e madhe, por kushdo që do të jetë në formacionin bazë besoj që do të jetë në të njejtin nivel sikurse Armend Thaqi dhe të dalim fitimtar nga kjo ndeshje”.

Në fund Ibrahimi ka folur edhe për objektivin e klubit, si dhe motivimin në dhomat e zhveshjes.

“E dijmë që kjo ndeshje është shumë e rëndësishme. Jemi duke luftuar për dalje në Evropë dhe do të bëjmë gjithçka nga vetja për ta arritur këtë objektiv”.

“Secili futbollist është i motivuar për këtë ndeshje, këto ndeshje të rrisin si futbollist dhe jemi të gatshëm për këtë”.

Dueli ndërmjet Gjilanit dhe Malishevës do të zhvillohet të marten me 6 maj me fillim nga ora 15:00.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

femijet do te kene qasje te monitoruar ne google gemini 6819dbc63e77f
Story i mëparshëm

Fëmijët do të kenë qasje të monitoruar në Google Gemini

e djathta ekstreme shijon humbjen e merz ben thirrje per zgjedhje te parakohshme 6819e0448e748
Story i radhës

E djathta ekstreme ‘shijon’ humbjen e Merz, bën thirrje për zgjedhje të parakohshme

Të fundit nga

ShkoLartë