ibrahimi edhe bdi edhe qeveri ollmaz doktor 681a72a3a1f37

Ibrahimi: “Edhe BDI, edhe Qeveri, ollmaz Doktor!”

May 6, 2025
1 minut lexim

Kryetari i Alternativës dhe përfaqësues i koalicionit VLEN, Zeqirija Ibrahimi, ka reaguar me tone të forta përmes një statusi në Facebook, ndaj Arben Taravarit.

Megjithatë, ia VLEN!
Politika joparimore e dy karrigeve dhe e qëndrimeve ku nuk merret vesh kush është partneri, kush është aleati e kush është oponenti, tashmë ka perënduar. Të gjithë që mendojnë se mund të luajnë ndryshe nuk mund të jenë partnerë tanë dhe të kësaj qeverie.
VLEN-i nuk mund të lejojë që në qeveri ta ketë partner edhe BDI-në përmes vegëzave ose veglave që janë kapur keq në rrjetin e Oligarkisë së Krimit e Korrupsionit.
Secili që dëshiron ta shpëtojë politikën e Soravisë, edhe nëse këtë e bën me sllogane patriotike dhe viktimizim “engjëllor”, duke e fshehur kështu kapjen në korrupsion, më parë mund të digjet e të përmbytet sesa ta realizojë operacionin e shpëtimit të atyre që tashmë janë bërë personazhe të listës së zezë amerikane.
Ne jemi përcaktuar për politikë parimore që e lufton krimin e korrupsionin, që i bën reformat në drejtësi dhe që u ofron jetë dinjitoze qytetarëve.

Edhe BDI, edhe Qeveri, ollmaz Doktor!

Burimi: lajme24.mk

MARKETING

RENT A CAR

4b57613d 7078 4d0a 85ba ed15195c8688
Story i mëparshëm

Skandal diplomatik: Ambasadori shqiptar në Shkup, Denion Meidani merr anë politike

perfundon takimi ne qeveri taravari ece te shpija 681a72a615463
Story i radhës

Përfundon takimi në Qeveri, Taravari “ecë te shpija”

Të fundit nga

Pse një mashkull dashuron ndryshe?

Meshkujt dhe femrat e shprehin dashurinë dhe përkujdesjen në mënyra të ndryshme. Në përgjithësi femrat janë më të ndjeshme, ndërsa meshkujt të tregojnë se janë më të fortë. Kjo do të thotë,
ShkoLartë