Kryetari i Alternativës, Zeqirija Ibrahimi ka uruar besimtarët myslimanë për festën e Fitër Bajramit. Në një video mesazh, Ibrahimi, thotë se pas një muaj sakrifice, po vjen dita e Bajramit, në të cilën arrihet pika kulmore e përpjekjes shpirtërore.
“Nëse agjërimin e muajit të Ramazanit e krahasojmë me një vepër të bukur artistike, Bajrami është pikërisht katarza në të cilën shpirti gufon me emocionin e fuqishëm të dashurisë dhe ndjenjën e bukur të ngadhënjimit”, thotë mes tjerash Ibrahimi.
Burimi: alfax.mk