Zeqirija Ibrahimi, kryetar i Alternativës ka njoftuar se do të ndërtohen 10 salla sportive në vendbanimet shqiptare në Maqedoninë e Veriut, transmeton TV21.
Ibrahimi këtë informacion e ka dhënë në tubimin e Alternativës që është mbajtur sonte në Kumanovë.
“Ibrahimi dha lajmin e madh për ndërtimin e mbi 10 sallave
sportive në vendbanimet shqiptare gjatë vitit të ardhshëm”, thuhet në kumtesën e partisë.
Ibrahimi ka folur edhe për përfaqësimin e shqiptarëve në pushtet.
“Edhe pse raporti i numrave nuk është i favorshëm për ne, përqindja e përfaqësimit të shqiptarëve në pushtet është në nivelin e duhur” tha Ibrahimi.
Burimi: TV21