Kryetari i Alternativës, Zeqirija Ibrahimi ka dënuar aktin terrorist në Kosovë, dëmtimin e kanalit Iber-Lepenc dhe hedhjen e granatës në Komunën e Zveçanit.
“Këto akte të dhunshme janë përpjekje të hapura për destabilizim dhe cenim të rendit e paqes në Kosovë. Mbështesim fuqimisht institucionet e Kosovës dhe përpjekjet për shtrirjen e plotë të sovranitetit në gjithë territorin e saj.
Stabiliteti dhe siguria e Kosovës janë të pacenueshme!”, ka shkruar Ibrahimi.
Burimi: alfax.mk