Ibrahimi: Aktivisti, votuesi, eksponentët e ASH-së të mos ndjekin rrugën që të çon te Ali Ahmeti!

May 12, 2025
1 minut lexim

Lideri i Alternativës, Dr.Zeqirija Ibrahimi, në podcastin Fol në TV Festa, ka folur edhe për aktivistin e Aleancës për shqiptarët duke theksuar se i dhimbset aktivisti i ASH-së nga veprimet e fundit të Taravarit.
“ Neve, më shumë se ai, na dhimbset aktivisti i ASH-së. Na dhimbset votuesi i ASH-së i cili pa të drejtë sot prej liderit të tyre është vënë në pozitë që ti shërbejë BDI-së. Unë andaj e shfrytëzoj rastin që ti ftoj të gjithë votuesit, aktivistët, eksponentët e lartë të ASH-së që të mos e ndjekin rrugën që e ka marr zoti Taravari sepse ajo është rrugë që e ka fundin te Ali Ahmeti. Ata e kanë vendin te VLEN-i dhe VLEN-i është rruga në të cilën ata kanë investuar dhe ata duhet t`i shijojnë sukseset tona të përbashkëta”, deklaroi midis tjerash Ibrahimi.

Burimi: alfax.mk

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

Mexhiti- Taravarit: Ti nuk po kthehesh tek populli. Ti po kthehesh tek lista e zezë

Story i radhës

Ibrahimi: Taravarit i ofruam t`i ndaj vet komunat si dëshiron ai

Të fundit nga

Kuvend/ Filipçe propozon axhendën e takimit

Kreu i LSDM-së opozitare Venko Filipçe, në seancën e Këshillit Nacional për Eurointegrime theksoi që protokollet e anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe puna e Komisionit për Çështje Historike, janë temat që do
sqmken
ShkoLartë