Ibrahimaj: Politika efikase në mbështetje të sipërmarrësve inovatorë

Në Tiranë u mbajt dje ceremonia e ndarjes së çmimeve për fituesit e thirrjes së parë “Challenge Fund” të programit EU4Innovation.

Ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj e pranishme në këtë ceremoni siguroi për mbështetje nga ana e qeverisë, ndërsa vlerësoi se Bashkimi Europian mbetet një partner i rëndësishëm për startup-et dhe inovacionin në Shqipëri.

“Gjithmonë frymëzuese të shoh nga afër ide të reja dhe entuziastë të inovacionit, që çojnë përpara ëndrrën e të qenit sipërmarrës në vendin e tyre. Mbështetja nga qeveria nuk do të mungojë. Në Ministrinë e Sipërmarrjes dhe Klimës së Biznesit jemi të angazhuar në ndërtimin e politikave sa më efikase në mbështetje të sipërmarrësve inovatorë, duke çuar përpara edhe strategjinë kombëtare për sipërmarrjen inovatore që prezantuam muajin e shkuar”, tha ajo.

Krijimi i këtij biznesi inovativ ka si qëllim të ofrojë zgjidhje, shpikje apo risi teknologjike për të zgjidhur një problematikë të caktuar që ofron tregu.

Startup-i ka potencial të lartë rritjeje dhe zgjerimi. Ato morën një hov shumë të madh gjatë kohës së COVID-19, ku njerëzve u duheshin zgjidhje të përditshmërisë duke qëndruar në shtëpi. Bizneset përqafuan shpejt shitjet online, menutë u bënë digjitale si dhe pagesat online patën rritje.

Story i mëparshëm

Vrasja në Ferizaj, Gjykata sot shpall aktgjykimin ndaj vëllait të reperit të njohur

Story i radhës

U aludua se ka flirtuar me Françeskën në “BBV”, Erjola Doçi ia thotë “troç” konkurrentit të ri: Si se dije ti që ajo është e martuar…

Të fundit nga