Ibrahimaj: Në fillim të 2023 do të marrim borxh 500 mln euro në tregjet ndërkombëtare

November 3, 2022
1 minut lexim

Qeveria shqiptare do të marrë një borxh në vlerën e 500 milion eurove në tregjet ndërkombëtare pavarësisht rritjes së normave të interesit për shkak të krizës.

Ministrja e Financave Delina Ibrahimaj deklaroi se tashmë po përgatiten procedurat për emetimin e eurobondit i cili do të përdoret për financimin e deficit dhe mbulim të shpenzimeve të përgjithshme publike.

Kjo është hera e 6 që qeveria shqiptare del në tregjet ndërkombëtare për të mare një borxh në formën e eurobondit

Opozita e cilësoi moment të papërshtatshëm daljen në tregjet ndërkombëtare për marrjen e eurobondit deputetja Jorida Tabaku e cilësoi këtë borxh të ri një risk për buxhetin.

Në projektbuxhetin për vitin e ardhshëm parashikohet që niveli i borxhit publik të ulet duke arritur në nivelin 67.5%.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Ukraina dhe Rusia shkëmbejnë të burgosurit e luftës

Story i radhës

RTX 4090 thyen rekord botërore me frekuencën 3.7Ghz

Të fundit nga

ShkoLartë