Ai është zyrtarisht Këshilltari i Lartë i Fondit “RedBird” te Milani.
Edhe pse ai vetë, Zlatan Ibrahimoviç, e përkufizoi rolin e tij në “Casa Milan” në një mënyrë më komplekse: “Unë jam në krye të gjithçkaje. Kur luani është larg, kotelet afrohen.
Kur luani kthehet, kotelet zhduken”.Mbreti i pyllit i ka munguar “Milanellos” prej pak kohësh dhe të mendohet fakti që ai nuk është parë në ato anë që nga udhëtimi i drejtorit ekzekutiv të Milanit, Xhorxhio Furlani, në Shtetet e Bashkuara për takimin me pronarin Xherri Kardinale.
Në fillim u tha se ishte i sëmurë, por as java e kaluar nuk e solli suedezin pranë skuadrës dhe i njëjti fenomen po vihet re në këto ditë të para, ku organikës i mungojnë 15 elementë të larguar për kombëtaret.
ACARIMI I SUEDEZIT – Me pak fjalë dhe e thënë më qartë, Ibra nuk do të përfshihet në “audicionin” për zgjedhjen e drejtorit të ri sportiv. Një zvogëlim roli që, pa dyshim, nuk mund të pranohet lehtë nga 44-vjeçari. Nëse më parë ishin të shumtë ata që kanë pyetur veten se cili është roli i tij brenda bordit drejtues kuqezi, tashmë kureshtja lidhur me kompetencat e ishsulmuesit brenda Milanit është zgjeruar edhe më tepër.
Megjithatë, mbetet fakt se Ibra ka qenë gjithmonë i përfshirë në çështjet teknike të klubit, duke vepruar edhe si ndërmjetës mes drejtuesve të lartë dhe ekipit.
Fakti që, për të vlerësuar emrin e drejtorit të ri sportiv, pronari Kardinale vendosi të thërriste vetëm Furlanin, nuk duhet të ketë qenë e lehtë për suedezin ta pranojë. Flitet për një lamtumirë të mundshme në fund të sezonit.
Edhe në vlerësimin e udhërrëfyesit teknik të radhës, pra, qarkullojnë emra që nuk vlerësohen veçanërisht nga Ibrahimovic. Një tregues i mëtejshëm i një përfundimi të ardhshëm të marrëdhënies, e cila është përkeqësuar edhe pas kontestimeve të tifozërisë që shohin tek ish-beniamini i tyre një nga shkaqet madhore të gjendjes, ku ndodhet aktualisht Milani.
Burimi: botasot.info