Ia mori veturën për një xhiro, punëtori përplas veturën 2 milionëshe të Ronaldos

1 minut lexim

Vetura 2 milionëshe e Cristiano Ronaldo është shkatërruar në një aksident trafiku.

Një punëtor i portugezit ka qenë në timonin e Bugatti Veyron të CR7, në momentin kur vetura u përplas.

Pjesa e përparme e Bugatti është shkatërruar e tëra, por për fat të mirë, punëtori ka mbetur pa lëndime.

Vetura në fjalë ka vlerën e 1 milion e 700 mijë funteve.

Aksidenti ka ndodhur në Spanjë, ku Ronaldo po kalon pushimet me familjen e tij.

Ronaldo ka me vete edhe një Mercedes Benz, G-Class.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Caktohet data dhe vendi për revanshin Usyk – Joshua

Story i radhës

​Nënvariantet Omicron mund të shkaktojnë valë të reja COVID

Të fundit nga