Policia ka arrestuar dy të dyshuar të cilët për shkak të një mosmarrëveshje, njëri prej tyre e ka kanosur dhe ia ka marrë veturën viktimës në këmbim të një borxhi.
Me vendim të prokurorit dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje
Rasti është inicuar si kanosje, keqpërdorim i besimit.
“Fshati Hajvali, Prishtinë 17.09.2022 – 18:00. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, të cilët për shkak të një mosmarrëveshje, njëri prej tyre e ka kanosur dhe ia ka marrë veturën viktimës mashkull kosovar në këmbim të një borxhi. Me vendim të prokurorit dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë së Kosovës.