ia arrestuan drejtorin per rryfshet taravari ishte zgjedhje jone e perkohshme 67f5182911c56

Ia arrestuan drejtorin për rryfshet, Taravari: Ishte zgjedhje jonë e përkohshme!

April 8, 2025
1 minut lexim

Pas arrestimit të drejtorit të Spitalit të Specializuar për Mjekësi Geriatrike dhe Paliative në Shkup, Muhsin Arifi, ka reaguar kryetari i ASH-së, Arben Taravari, nga e cila parti edhe është propozuar si drejtor.
Taravari kërkon nga organet e drejtësisë të zbardhin sa më shpejtë rastin.
“Duke pasur parasysh se personi M.A është propozuar nga ASH për zgjidhje të përkohshme për drejtor të ISHP Spitali i Specializuar për Mjekësi Geriatrike dhe Paliative “13 Nëntori Shkup”, konsiderojmë të nevojshme të njoftojmë si në vijim: ASH u bën thirrje organeve kompetente shtetërore që në një procedurë të shpejtë dhe efikase të sqarojnë të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me ngjarjen konkrete penale. Kushdo që ka shkelur ligjin duhet të mbajë përgjegjësi, pavarësisht nga përkatësia etnike, fetare apo politike. Dhënia e drejtësisë duhet të jetë jo selektive dhe në përputhje me të gjitha mekanizmat dhe vlerat themelore kushtetuese dhe ligjore.
Aleanca për Shqiptarët mbetet fuqishëm e përkushtuar në luftën kundër korrupsionit dhe në reformimin rrënjësor të sistemit shtetëror, me qëllim që të gjitha dukuritë devijante të minimizohen. Populli shqiptar nuk meriton të përfaqësohet nga persona që eventualisht përpiqen të pasurohen në mënyrë të paligjshme mbi vuajtjet shëndetësore të qytetarëve. Kjo është e papranueshme dhe bie ndesh me parimet që ne përfaqësojmë.
Organet partiake të Aleancës për Shqiptarët do të ndërmarrin të gjitha hapat statutare të nevojshme për ruajtjen e imazhit dhe integritetit të partisë”, ka shkruar Taravari.

Burimi: alfax.mk

MARKETING

RENT A CAR

drejtori i spitalit 13 nentori ne pranga per ryshfet ash distancohet dhe kerkon hetim te shpejte 67f5182648d25
Story i mëparshëm

Drejtori i Spitalit “13 Nëntori” në pranga për ryshfet, ASH distancohet dhe kërkon hetim të shpejtë

komisioni kuvendor per shendetesi eshte takuar me disa nga anetaret e shtabit te krizave per kocan 67f5185f56b1b
Story i radhës

Komisioni kuvendor për shëndetësi është takuar me disa nga anëtarët e Shtabit të Krizave për Koçan

Të fundit nga

Përfundon asfaltimi i rrugës ‘Agim Ramadani’

Komuna e Prishtinës ka përfunduar asfaltimin e rrugës “Agim Ramadani”, një ndër arteriet kryesore të kryeqytetit, e cila pritet të rihapet për qarkullim të hënën në mëngjes. Punimet janë zhvilluar gjatë dy
ShkoLartë