Një profil i verifikuar në Twitter me emrin “Ukraine”, ka publikuar disa biseda të përgjuara të ushtarëve rusë në Ukrainë me familjarët e tyre në Rusi.
Në këto biseda, ushtarët rusë rrëfejnë me qetësi për krimet e kryera në Ukrainë, duke filluar nga ato më barbaret e deri te vjedhjet e gjërave të rëndomta.
“Këto janë biseda të vërteta të përgjuara: Ushtarët rusë në Ukrainë thërrasin të afërmet e tyre në Rusi për t’u treguar se si po shkojnë gjërat. Përfshihen plaçkitje dhe krime lufte.
Ju lutem, shpërndajeni! Bota duhet ta dijë të vërtetën se çfarë po bëjnë ata njerëzve dhe shtëpive tona”, thuhet në mbishkrimin e faqes.
These are real intercepted calls: Russian soldiers in Ukraine call their close ones back in Russia to tell how it is going so far. Looting and war crimes included. Please, share! The world must know the truth of what they’re doing to our homes and people. pic.twitter.com/5yBRYjEoN1
— Ukraine / Україна (@Ukraine) March 9, 2022