I vihet tritol një bankomati pranë kalasë së Krujës, autorët u arratisën me motor, mënyra atipike që u siguruan që policia nuk do t’i ndiqte

1 minut lexim

Një bankomat i vene ne hyrje te rrugës se kalasë se Krujës i cili shërbente për turistet ka rene pre e një grabitje në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Bankomati është hedhur ne ere me një sasi eksplozivi nga persona te paidentifikuar te cilët e kanë shpërthyer dhe nuk dihet nëse kanë arritur te marrin sasinë e parave qe ndodhej brenda tij.

Sipas burimeve shpërthimi ka qene i fuqishëm, ndërsa raportohet se ka ndodhur rreth orës 02 pas mesnate dhe personat dyshohet te jene larguar me motor nga rruga dytësore poshte kalase.

Në ikje grabitësit kanë hedhur neper rruge disa kunja artizanal qe shpojnë gomat e mjeteve, si një mënyrë për të bllokuar policinë në rast të një ndërhyrjeje të shpejtë.

Burimi: botasot.info

Story i mëparshëm

Në Kodër të Diellit mëngjesin e sotëm është matur temperatura më e ulët në Maqedoni

Story i radhës

​Sistemi i hallkave elektronike pritet të lansohet në fund të këtij muaji

Të fundit nga