Mëngjesin e sotëm në SPB Shkup, 36 vjeçari A.F i punësuar si Drejtor në shtëpinë e studentëve “Pellagonija” ka denoncuar se në vendin e punës, pas mosmarrëveshjes paraprake, N.J, i cili ka qenë ish i punësuar në konviktin, së bashku me një person tjetër kanë hedhur lëngë djegëse, gjatë së cilës është shkaktuar zjarr.
Persona të lënduar deri në momentin e denoncimit nuk ka, ndërsa zjarri është shuar nga njësiti i zjarrfikësve.
Jo zyrtarisht raportohet se flakën i vuri një i punësuar të cilit supozohet se drejtori i ndërpreu kontratën.