I vihet flaka makinave në Vlorë, kamerat fiksojnë momentin

Digjen disa makina në orët e para të mëngjesit të kësaj të marte në Vlorë.

Mjetet janë djegur si pasojë e një zjarri të rënë në lagjen “Pavarësia”.

Policia bëri të ditur se janë djegur 3 mjete ndërsa ndërhyrja e zjarrëfikësve ka bërë të mundur që flakët të mos përhapeshin edhe në makinat e tjera të parkuara ngjitur.

Zjarri mendohet të jetë I qëllimshëm pasi kamerat e sigurise kanë fiksuar një person që vendos zjarrin në një nga makinat dhe më tej largohet, I dëmtuar paksa edhe vetë.

Mëngjesin e sotëm, në lagjen “Pavarësia”, Vlorë, janë përfshirë nga flakët 3 automjete të parkuara afër njëra-tjetrës, 2 prej tyre tip “Ford” të cilat janë djegur pjesërisht dhe njëri tip “Volksëagen” që është djegur plotësisht. Paraprakisht dyshohet se zjarri është vënë qëllimisht.Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të vënies së zjarrit, identifikimin dhe kapjen e autorit.’- njofton policia.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

E kryer, Unitedi arrin marrëveshje me Interin për Onanën

Story i radhës

Presidentja Osmani ende nuk e ka pranuar Ligjin për pagën minimale

Të fundit nga