“I vetmi që e ka mundur Rusinë”, ish-e dashura ruse i reagon Don Xhonit

Reperi Don Xhoni është në qendër të vëmendjes.

Ai ka arritur të grumbullojë mbi 5 milionë klikime vetëm në pak ditë më projektin e tij më të ri muzikor të titulluar “Katile”.

Së fundmi, Don Xhoni ka publikuar një foto me politikanin Gani Geci, ku ky i fundit ka shkruar në postimin e dyshes: Ky djali nga Drenica me emrin Don Xhon i vetmi deri më tani që e ka mundur Rusinë”.

Image

Postimi i Gani Geci

Reperi e ka ripublikuar foton duke vendosur disa emoji duke qeshur me lot.

Mirëpo, i menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i ish-të dashurës së tij, Ariana.

Ajo ka publikuar një story të lajmit, ku ka shkruar: “Rusia nuk mposhtet”.

Image

Reagimi nga ish e dashura e Don Xhonit

Mirëpo, reperi nuk ka bërë asnjë reagim deri më tani.

Kujtojmë që Don Xhoni dhe Ariana patën një romancë me njëri tjetrin por që gjithçka përfundoi shumë shpejt.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Moti sot në Maqedoninë e Veriu

Story i radhës

Popullsia e botës po rritet gjithnjë e më ngadalë

Të fundit nga