I vetmi kandidat për kreun e PL-së, Meta: Falenderoj delegatët për votëbesimin

October 30, 2022
1 minut lexim

Ilir Meta u votëbesua të shtunën në krye të Partisë së Lirisë, e krijuar në korrik të këtij viti, duke e zëvendësuar atë të LSI-së. Në zhvillimet e Konventës, Partia e Lirisë votoi disa ndryshime statutore dhe u votua programi politik i kësaj partie.

Në një postim të bërë mëngjesin e së dielës në Facebook, ish-presidenti, i cili i ishte kandidati i vetëm për kreun e partisë, falënderon delegatët për votëbesimin dhe uron anëtarët e zgjedhur të Komitetit Drejtues Kombëtar.

“Një falenderim të përzemërt për të gjithë të rinjtë e mrekullueshëm që organizuan Konventën e Parë të Partisë së Lirisë. Mirënjohje të gjithë delegatëve për votëbesimin dhe urime të gjithë anëtarëve të Komitetit Drejtues Kombëtar që u zgjodhën. Tani kemi një Program të qartë për zhvillimin e shpejtë dhe të qëndrueshëm të vendit. Përfaqësimi i merituar dhe cilësor i të rinjve, një garanci më shumë që Shqipëria u përket të rinjve!”

Kujtojmë se gjatë Konventës Meta mbajti një fjalim të gjatë ku nuk munguan akuzat për korrupsion ndaj kryeministrit Edi Rama. Po ashtu, kreu i PL-së theksoi nevojën për ndryshim në 14 maj, kur do të votohet për krerët dhe këshilltarët bashkiakë.

ILIR META NË FACEBOOK

“Një falenderim të përzemërt për të gjithë të rinjtë e mrekullueshëm që organizuan Konventën e Parë të Partisë së Lirisë. Mirënjohje të gjithë delegatëve për votëbesimin dhe urime të gjithë anëtarëve të Komitetit Drejtues Kombëtar që u zgjodhën. Tani kemi një Program të qartë për zhvillimin e shpejtë dhe të qëndrueshëm të vendit. Përfaqësimi i merituar dhe cilësor i të rinjve, një garanci më shumë që Shqipëria u përket të rinjve!” 

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Nga festë në tragjedi, dëshmitarja trondit me rrëfimin e saj: Njerëzit binin në tokë si domio

Story i radhës

​Besa Famgas nis aventurën evropiane, përballet sot me Helsinkin

Të fundit nga

Të hënën reshje intensive shiu në 5 qarqe

Fillimi i javës do të nisi me reshje intensive deri lokalisht shumë intensive në qarqet Vlorë dhe Gjirokastër. Kështu njofton Instituti i Gjeoshkencës në buletinin e tij. Ndërkohë që reshjet intensive do
ShkoLartë