Raheem Sterling përjetoi një dramë të vërtetë, kur gjatë kohësh që ishte i grumbulluar me ekipin përfaqësues familja e tij ra pre e një barabitje të dhunshme me armë.
Sterling braktisi menjëherë kombëtaren duke fluturuar pranë familjes së tij në Angli.
Dy persona u arrestuan për këtë ngjarje të rëndë, ndërsa tani lojtari ka vendosur të rikthehet edhe një herë në dispozicion të trajnerit Southgate. Sipas mediave angleze, Sterling do të bashkohet me ekipin përfaqësues të premten, një ditë përpara sfidës me Francës.
Nuk ka asnjë shans që Sterling të zbres në fushë, por trajneri shpreson që sulmuesi i Chelsea të jetë në dispozicion të ekipi për pjesën e mbetur të Botërorit, gjithnjë nëse arrijnë të kalojnë Francën në çerekfinale.