i theu celularin pendohet ronaldo portugezi i ben oferten 62529f2e6a969

I theu celularin, pendohet Ronaldo, portugezi i bën ofertën

April 10, 2022
1 minut lexim

Manchester Utd u mposht dje me rezultatin 1:0 në transfertë ndaj Evertonit, por kjo nuk ka qenë ngjarja e vetme e pakëndshme për “Djajtë e Kuq”.

Ronaldo i ka hequr celularin një tifozi që po bënte foto në afërsi të tunelit që të dërgon në dhomat e zhveshjet duke e hedhur përtokë dhe duke e thyer atë.

Për këtë episod ylli portugez ka reaguar në profilin e tij të rrjetit social “Instagram” duke i kërkuar falje tifozit dhe duke i bërë një ofertë joshëse:

“Nuk është kurrë e lehtë të përballesh me emocionet në momente të vështira siç po përballemi. Gjithsesi, duhet të jemi gjithmonë të respektueshëm, të durueshëm dhe të japim shembull për të gjithë të rinjtë që e duan lojën e bukur.

Unë do të doja të kërkoja falje për shpërthimin tim dhe nëse është e mundur, do të doja ta ftoja këtë mbështetës të shikojë një ndeshje në Old Trafford si shenjë e lojës së ndershme dhe sportive.”, shkroi Ronaldo.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

vazhdon te ulet numri i infektimeve me covid 19 ne rmv 62529b6b17342
Story i mëparshëm

Vazhdon të ulet numri i infektimeve me COVID-19 në RMV

test cili eshte detaji i pare qe shihni 62529f3267555
Story i radhës

Test / Cili është detaji i parë që shihni?

Të fundit nga

​24 vjet nga rënia e Komandant Tigrit

5 Shkup, 25 maj – Sot mbushen 24 vjet nga rënia e dëshmorit Fadil Nimani – Komandant Tigri. Fadil Nimani ishte nga Gërgoci i Gjakovës, një ushtar shqiptar dhe dëshmor i luftës
ShkoLartë