I shtruar në një spital në Athinë, mediat greke: Kryepeshkopi Anastas Janullatos në gjendje kritike për jetën

January 5, 2025
1 minut lexim

Kryepeshkopi i Shqipërisë, Anastas Janullatos, i cili u transportua nga vendi ynë drejt Greqisë pasditen e së premtes, ndodhet i shtruar në spitalin Evangelismos në gjendje kritike për jetën.

Sipas mediave greke, shëndeti i Kryepeshkopit është përkeqësuar mbrëmjen e së shtunës, ndërsa ekipi mjekësor i spitalit, i drejtuar nga profesoresha e Pulmologjisë dhe Kujdesit Intensiv, Anastasia Kotanidou, vijon monitorimin e tij.

Që prej datës 30 dhjetor, Kryepeshkopi Anastas ndodhej i shtruar në një spital në Tiranës për shkak të një viroze sezonale.

Gjendja e tij shëndetësore u përkeqësua dhe u transportua në Athinë për mjekim të specializuar.

Transporti ajror u krye me një avion C-27 të Forcave Ajrore, ndërsa në krah të Kryepeshkopit ndodheshin një mjek dhe dy anëtarë të ekipit të personelit mjekësor fluturues të EKAV-së.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Gjithnjë e më pak foshnjë të lindura në lindje të vendit

Story i radhës

Elezi: Lista Votuese dhe regjistrimi i popullsisë të shihen ndaras

Të fundit nga

Ja kush shkon në nominim këtë javë

Të nominuarit e kësaj jave janë Sara, Rovena, Leo dhe Xuxi, dhe Xheneta që është në nominim të përhershëm. Më poshtë gjeni listën e banorëve se kë nominuan ata: Drenusha: Sara dhe

Lëndohet edhe Nwaneri

Mesfushori i talentuar i Arsenalit, Ethan Nwaneri, ka pësuar lëndim dhe pritet të jetë jashtë fushave për disa javë. Ai u detyrua të zëvendësohej pas pjesës së parë për shkak të një
ShkoLartë