I shtrirë nga aksidenti, lajmërohet Osman Azemi

May 9, 2025
1 minut lexim

Disa javë më parë, aktori i njohur Osman Azemi, ose siç njihet me emrin artistik “Gjyla”, pësoi një aksident, gjë që bëri që ai të marrë një trajtim më të thelluar për shëndetin e tij.

Në një postim në llogarinë e tij në Instagram, ai shkruan se aksidenti e nxori për pak kohë jashtë skenës, duke falënderuar gjithashtu të gjithë ata që i kanë dërguar mesazhe dhe i kanë ngrohur zemrën.

Me humorin e tij të zakonshëm, në fund ai tha me shaka se ky aksident ia mësoi dallimin e “termometrit” nga “telekomanda”, edhe pse ende vazhdon t’i ngatërrojë.

Për në fund, Azemi thekson se shëndeti po përmirësohet dhe se humori nuk i ka munguar kurrë – “akoma nuk kam kaluar në dramë”, shprehet ai, duke shtuar se vazhdon të qëndrojë i fortë në komedi.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

“Dita e Fitores” në Rusi, Kim Jong Un viziton ambasadën ruse në Phenian së bashku me vajzën e tij

Story i radhës

VLEN: Urime 9 Maji – Dita e Evropës!

Të fundit nga

sqmken
ShkoLartë