I shpallur në kërkim për transportimin e 5 emigrantëve të paligjshëm, arrestohet 20-vjeçari në Gjirokastër

Kapet dhe vihet në pranga një 20-vjeçar, i cili ishte shpallur në kërkim pasi tentoi të transportonte me automjet, kundrejt fitimit, emigrantë të paligjshëm, drejt Tiranës.

Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Gjirokastër, në bashkëpunim me DVP Durrës, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore, bazuar në inteligjencën informative, bënë të mundur kapjen dhe ndalimin e shtetasit G. C., 20 vjeç, banues në Durrës.

20-vjeçari ishte shpallur në kërkim, pasi më datë 02.06.2023, në aksin rrugor Tepelenë-Memaliaj, në vendin e quajtur “Kthesa e Memaliaj”, pasi ka konstatuar shërbimet e policisë, ka braktisur automjetin tip “Volkswagen”, me të cilin po transportonte 5 emigrantë të paligjshëm nga vendet MENA, në drejtim të Tiranës, kundrejt fitimit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Arteta: Në shumë momente, e pashë veten duke fituar Premier League

Story i radhës

50 mijë euro fustani i Arbana Osmanit? Stilisti i njohur zbulon detajet sekrete nga dasma e fshehtë në Toskanë

Të fundit nga