Forcat Shqiponja përmes operacionit të koduar “Savona” bën të mundur arrestimin e një 29 vjeçari me iniciale J.Gj.
Ky i fundit ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Italia për veprën penale “Shkelja e ligjit mbi narkotikët”, parashikuar nga Kodi Penal i Italisë.
Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet ligjzbatuese italiane, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi.
Tiranë
Vijojnë operacionet për kapjen e personave në kërkim ndërkombëtar.
Finalizohet nga Forca e Posaçme “Shqiponja”, operacioni policor i koduar “Savona”.
Vihet në pranga, me qëllim ekstradimi, 1 shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar, për veprën penale “Shkelja e ligjit mbi narkotikët”.
Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore, bënë kapjen dhe arrestimin provizor, me qëllim ekstradimin drejt Italisë, të shtetasit:
J.Gj., 29 vjeç, banues në Tiranë.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi autoritetet gjyqësore në Savona, Itali, kanë lëshuar urdhër arresti ndërkombëtar, për veprën penale “Shkelja e ligjit mbi narkotikët”, parashikuar nga Kodi Penal i Italisë.
Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet ligjzbatuese italiane, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi.