Policia e Fierit në bashkëpunim me Interpol Tirana kanë bërë të mundur arrestimin e 45-vjeçarit të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Spanja.
Shtetasi A.K ishte pjesë e një grupi kriminal me qëllim kultivimin e bimëve narkotike.
Tanimë kanë nisur procedurat pë ekstradimin e tij drejt Spanjës.
Njoftimi:
Finalizohet operacioni policor i koduar “Member”.
Operacioni, nga FAST Albania, në bashkëpunim me DVP Fier dhe Interpol Tirana.
Kapet dhe vihet në pranga, në Fier, me qëllim ekstradimi drejt Spanjës, 45-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar për pjesëmarrje në grup kriminal me qëllim kultivimin e bimëve narkotike.
Shërbimet e FAST Albania, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve në DVP Fier dhe me Interpol Tirana, pas marrjes së informacionit për vendodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim ndërkombëtar, finalizuan operacionin policor të koduar “Member”.
Si rezultat i këtij operacioni, në lagjen “Bishanak”, Fier, u kap dhe u vu në pranga, me qëllim ekstradimi, shtetasi A. K., 45 vjeç, banues në Fier.
Ky shtetas ishte në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Madridit, me vendimin e datës 27.04.2022, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Pjesëmarrja në grup kriminal me qëllim kultivimin e bimëve narkotike”.
Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Madrid, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Spanjës.