I shkaktoi një qytetari dëm me vlerë rreth 360 mijë lekë, ish-kryebashkiakja socialiste e Libohovës merret e pandehur nga GjKKO

Gjykata e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, ka marrë të pandehur ish-kryebashkiaken e Libohovës, Luiza Mandi.

Ajo akuzohet për veprën penale të shpërdorimit të detyrës.

Hetimi ndaj saj nisi pas një kallzimi të bërë nga një qytetar i cili pretendonte se në pronat e familjarëve të tij bashkia po zhvillon një projekt zgjerim rruge ku kishte pajtuar firmën “Alba Kosntruksion” për kryerjen dhe zhvillimin e zonës.

Qytetari pretendon se ka kontaktuar vetë më kryetaren e bashkisë dhe përgjegjësin e urbanistikës ku e kanë sqaruar se pas përfundimit të projektit do të merreshin me riparimin e dëmeve të shkaktuara në tokat e tij.

Megjithatë, qytetari p0retenbdon se gjatë punimeve, ndërtimi jo vetëm që nuk ka ndaluar vetëm në murin rrethues të dëmtuar, por ka hyrë edhe më tej në tokat e tij.

SPAK ka sekuestruar projektin në fjalë dhe është konstatuar se ishte cënuar pronësia e denoncuesit.

Sipas shkresave gjatë zhvillimit të projektit në fjalë nuk është zbatuar procedura e shpronësimit çka ka sjell dhe dënim ekonomik të familjes kallëzuese në një vlerë prej 362,480 lekë.

Story i mëparshëm

Ditëlindja e Skëndërbeut, festë madhështore në Prishtinë/ Berisha: Do të sjellë shqiptarët nga i gjithë rajoni

Story i radhës

Brazili në mëshirë të motit të keq/ 56 të vdekur dhe 67 të zhdukur nga përmbytjet

Të fundit nga