I shitur dhe pjesë e pazareve?/ Duma sulmon Bashën

1 minut lexim

Deputetja Grida Duma është një nga emrat që ka braktisur Lulzim Bashën. E ftuar në një emision televiziv, Duma është shprehur se ka patur dyshime nëse Lulzim Basha ka qenë i shitur apo pjesë e pazareve.

“Dyshimi, ishte apo s’ishte i shitur, ishte në pazar kryetari formal apo nuk ishte në pazar. Ky dyshim qëndroi sepse kishte disa gjëra që logjikisht nuk përgjigjeshin.

Pse nuk propozuam emra për Reformën në Drejtësi. Pse nuk morëm pjesë në Reformën Territoriale. Jam kam thënë atëherë që ka rënë miti i rotacionit.

Kur ra 8 vjetësh, të luash me mitet, do të thotë që ti duhet të bësh namin e strategjisë që ti besojnë njerëzit se në mandatin e tretë do ja dalësh kur nuk ia dole në rotacionin historik.

Një nga gjërat që demokratët kanë ndjerë, është që ne do luftojmë 100 për qind por për një njeri që mendojmë 100 për qind që s’na shet”, tha Duma.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Pas Ukrainës dhe Rusisë, Elon Musk gjen një “zgjidhje” edhe për konfliktin Kinë-Tajvan

Story i radhës

300 €, 3 pikë negative dhe 3 muaj pezullim patenti, “Schumacheri” shqiptar e pëson keq

Të fundit nga