i riu paraqitet e plage ne urgjencen e spitalit te korces denoncon me dhunoi policia greke me ngaterroi me 6a2d0bf33a763

I riu paraqitet e plagë në urgjencën e spitalit të Korçës, denoncon: Më dhunoi policia greke, më ngatërroi me…

June 13, 2026
1 minut lexim

Mbrëmjen e djeshme në urgjencën e spitalit të Korçës është paraqitur një 29-vjeçar me dëmtime në trup. Sipas informacioneve të konfirmuara në polici, mësohet se 29-vjeçari është dhunuar nga policia greke në Kalkidhë rreth 13 ditë më parë.

Sipas deklarimeve të 29-vjeçarit nga Maliqi, bëhet me dije se ai është dhunuar nga policia greke pasi e kanë ngatërruar për autor të një vepre penale por pas verifikimeve ka rezultuar i pafajshëm.

Maldin Maxhari ka bërë kallëzim në policinë greke ndërsa është dëbuar nga ky shtet dhe ka kaluar nga Kakavija për tu kthyer në Maliq. Për shkak të dëmtimeve, ai ka shkuar në spitalin e Korçës ku po merr ndihmën mjekësore dhe dyshohet se ka dëmtime në brinjë dhe në shpretkë.

Policia e juglindjes ka marrë deklarimet e 29-vjeçarit ndërsa pritet të vendoset se çfarë procedura do të ndiqen më tej me rastin pasi ngjarja ka ndodhur në Greqi.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

edhe nje vit me kfor in bundestagu merr vendimin per trupat gjermane ne kosove 6a2d0b7568de4
Lajmi i mëparshëm

Edhe një vit me KFOR-in: Bundestagu merr vendimin për trupat gjermane në Kosovë

defekt teknik ne avionin e papes leoni xiv detyrohet te ndryshoje mjetin e udhetimit ne minuten e fundit 6a2d0c5012dd1
Lajmi i radhës

Defekt teknik në avionin e Papës, Leoni XIV detyrohet të ndryshojë mjetin e udhëtimit në minutën e fundit

Të fundit nga

ShkoLartë