Bundestagu gjerman ka miratuar rinovimin e mandatit të kontingjentit gjerman në kuadër të misionit të KFOR-it edhe për një vit tjetër, duke riafirmuar angazhimin e Gjermanisë për sigurinë në Kosovë dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor.
Ambasada e Gjermanisë në Prishtinë ka bërë të ditur se Gjermania, si një nga vendet themeluese dhe kontribuuese të KFOR-it, ka mbështetur misionin që nga themelimi i tij në vitin 1999, duke ofruar personel, ekspertizë dhe udhëheqje.
Sipas ambasadës, angazhimi gjerman për sigurinë e Kosovës dhe stabilitetin e rajonit mbetet i palëkundur.
Ndërsa bashkëpunimi me partnerët ndërkombëtarë do të vazhdojë për të ndërtuar një të ardhme të qëndrueshme dhe paqësore.
Burimi: botasot.info


