i riu nga maroku gjendet me kembe te ngrira ne oborrin e xhamise se librazhdit udhetova kater ore maleve 61f2d3efdf52a

I riu nga Maroku gjendet me këmbë të ngrira në oborrin e xhamisë së Librazhdit: Udhëtova katër orë maleve

January 27, 2022
1 minut lexim

Mesditën e së enjtes, është gjetur i ngrirë në oborrin e xhamisë së Dragostunjës në Librazhd një shtetas nga Maroku.

Raportohet se ai u pa aty në gjendje kritike për jetën nga hoxha i fshatit, Fatmir Xhoxha i cili menjëherë ka njoftuar Urgjencën Kombëtare dhe Komisariatin e Policisë të rrethit të Librazhdit.

Policia dhe stafi mjekësor kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe kanë konstatuar se personi i gjetur i ngrirë i shtrirë në oborrin  e xhamisë nga verifikimi paraprak i dokumenteve të identifikimit rezultonte të ishte Selim Muhamed Idriz, 22 vjeç nga Maroku.

Ai është transportuar për në spitalin e Librazhdit ku i është dhënë ndihma paraprake mjekësore.

Pas dy orësh 22-vjeçari maroken është përmendur dhe ka arritur të komunikojë me stafin mjekësor dhe policinë të cilëve iu ka deklaruar se kishte udhëtuar katër ditë maleve nëpër dëborë nga Maqedonia e Veriut drejt Shqipërisë.

Gjendja e tij shëndetësore është vlerësuar kritike pasi këmbët e tij rezultuan me djegie të plotë nga i ftohti i acartë.

Edhe pse në gjendje kritike emigranti maroken ka arritur t’iu shprehë mirënjohje stafit mjekësor të Urgjencës së Spitalit të Librazhdit.

Ndërkohë rreth orës 15:30 emigranti maroken që u gjend i ngrirë është transportuar për në Repartin e djegieve në Tiranë.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

ronaldo bllokoi 61f2d3edd38aa
Story i mëparshëm

Ronaldo bllokoi…

27 te vdekur nga covid 19 sot ne maqedonine veriore 61f2d4d34b0f1
Story i radhës

​27 të vdekur nga COVID-19 sot në Maqedoninë Veriore

Të fundit nga

Uji në Shkup i sigurtë për pije

Uji i pijshëm në Shkup është i sigurt, tregojnë rezultatet nga hulumtimet e kryera fiziko-kimike dhe mikrobiologjike nga 47 vende matëse në qytet. “Sektori për kontroll sanitar prej 1 deri 4 prill
afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë