Gjashtë kalimtarë kanë mbetur të plagosur në Milano pasi u sulmuan me thikë nga person. Ngjarja ndodhi në zonën e Stacionit Qendror. Mediat italiane raportojnë se sulmuesi ishte i dehur, i cili kërcënoi disa kalimtarë ndërsa grabiti dhe sulmoi me thikë disa të tjerë.
Një nga të plagosurit, një 68 vjeçar është dërguar në spital në gjendje të rëndë shëndetësore. Sulmuesi, i përshkruar si një i ri afrikano-verior, u arrestua nga policia dhe do të transferohet në burgun e San Vittore. Në fillim, sulmuesi grabiti një 39 vjeçare duke përdorur një thikë për t’i vjedhur celularin.
Më pas, ai sulmoi një 58-vjeçare, e cila mori një plagë të lehtë në dorë. Më pas, krimineli kreu një tjetër grabitje ndaj një shtetaseje spanjolle, së cilës arriti t’i merrte 20 euro dhe celularin e saj. 10 minuta më pas vodhi një 24 vjeçare, së cilës i mori kartat e kreditit dhe e cila përfundoi në spital.
Për të ndihmuar të renë kanë ndërhyrë tre shtetas italianë të moshës 68, 57 dhe 24 vjeç. I pari u godit në shpatull, duke i shkaktuar humbje të madhe gjaku. Ai u dërgua në gjendje të rëndë në spital. Burri tjetër që ndërhyri ka marrë një plagë me thikë në gjoks dhe është dërguar në spital.
Së fundi, një grua ka pësuar një plagë me thikë në qafë edhe ajo është dërguar në spital.