I publikuar në gusht të këtij viti: Filmi “Blink Twice” nga shumëkush po krahasohet me festat famëkeqe të P Diddy

October 1, 2024
1 minut lexim

Pas akuzave ndaj Sean P Diddy Combs për trafikim të qenieve njerëzore me qëllim seksin, shumë përdorues të rrjeteve sociale po komentojnë mbi ngjashmërinë midis një filmi dhe këtyre akuzave.

Shton dyshimet fakti që aktorja dhe regjisorja Zoe Kravitz ka marrë pjesë në disa festa të organizuara nga P Diddy.

Një tjetër detaj interesant është se të gjitha gratë në film janë veshur në të bardha, që referohet te festat e famshme të Diddy-t, të cilat ai i quante gjithashtu “Freak-offs”.

Disa njerëz theksojnë se shumë personalitete të njohura të Hollywoodit kanë frekuentuar këto festa dhe se ata ishin të vetëdijshëm për atë që ndodhte, por nuk kanë folur për këtë.

Pjesa më e madhe e komenteve nga përdoruesit e rrjeteve sociale sugjerojnë se disa artistë kanë provuar të njoftojnë ndjekësit e tyre për situatat e vështira që kanë përjetuar përmes intervistave, këngëve dhe performancave, por nuk kanë arritur ta bëjnë këtë.

Disa nga komentet përfshijnë: “Nuk mund të jem i vetmi që po mendoj për ‘Blink Twice’ dhe lidhjen me Diddy-n”, “Ky film ka shumë paralele me P Diddy-n”, dhe “Më intereson se si do të reagojë Diddy ndaj këtij filmi”.

Megjithatë, Zoe Kravitz e ka mohuar që filmi është bazuar në histori lidhur me Diddy-n dhe thekson se gjithçka është një metaforë.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Më ngrohtë të mërkurën, kryesisht me diell

Story i radhës

Deputeti Qalaj: Problemi i kontratave për ushqimin e FSK-së, skandaloz

Të fundit nga

ShkoLartë