I prezantohej si agjent burse, 31-vjeçari në Tiranë mashtroi shtetasin e huaj dhe i mori 108 mijë euro

February 9, 2022
1 minut lexim

Një operacion i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Tiranë ka çuar në pranga një 31-vjeçar të identifikuar si Olti.F, 31 vjeç.

“Nga veprimet hetimore ka rezultuar se shtetasi Olti. F., nëpërmjet një call center-i të paregjistruar në organet tatimore, u prezantohej shtetasve të huaj si agjent burse që investonte në Kriptomonedha dhe Forex. Nëpërmjet këtij mashtrimi, ky shtetas ka përvetësuar nga një klient i huaj, shumën prej 108000 euro,” informon policia.

Arrestimi i tij u bë për veprat penale “Mashtrimi”, “Fshehja e të ardhurave”, “Mospagimi i taksave dhe tatimeve” dhe “Punësimi i paligjshëm”.

Gjithashtu u bë procedimi penal për 3 shtetas të tjerë.

Vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie të kundërligjshme dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në të.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

10 gjërat që meshkujt pëlqejnë te femrat, por nuk ua thonë

Story i radhës

​ShSKUK: 197 pacientë po trajtohen nga Covid-19

Të fundit nga

Sjelljet e fshehta të një manipuluesi!

Sjelljet e fshehta të një njeriu manipulues janë shpesh të maskuara dhe të ndërlikuara, duke bërë të vështirë identifikimin e tyre.  Na ndodh të hasim shpesh njerëz manipulues në përditshmëri, prandaj mbani
ShkoLartë