Dy prej tre personave që mbetën të plagosur pasditen e djeshme nga aksidenti rrugor në “Kodrën e Diellit”, kanë lënë sot spitalin.
Spitalin e lanë vajza e plagosur dhe gruaja 57-vjeçare, ndërsa 60-vjeçari ndodhet ende nën kujdesin e mjekëve.
Aksidenti ndodhi pasditen e së hënës në rrugën pranë parkut olimpik në kryeqytet. Drejtuesja përplasi fillimisht në vajzë e cila po tentonte të kalonte rrugën.
Dhe më pas ndoshta nga paniku vajza e re ka dalë me gjithë mjet në trotuar aty ku përplasin edhe çiftin, burrin 60 vjeç dhe gruan 57 vjeçe.
29-vjeçarja Elinta Garo që shkaktoi aksidentin është arrestuar në flagrancë, njofton policia.