I pari shqiptar që fitoi medaljen e artë olimpike, sot ka festë të dyfishtë

January 1, 2023
1 minut lexim

Është i pari shqiptar që fitoi medaljen e artë olimpike dhe atë në vitin 1984 pikërisht para 38 viteve në Los Anxhelos të Shteteve të Bshkuara të Amerikës.

Është legjenda e sportit shqiptar, Shaban Tërstena, ish mundësi i mirënjohur.

Kampion olimpik në vitin 1984 dhe nënkampioni olimpik në vitin 1988, sot ka festë të dyfishtë!

Sportisti më i shqiptar i të gjitha kohërave, sot feston datëlindjen dhe Vitin e Ri!

Shabani i madh si gjithmonë ballëhapur e me zemër të madhe, i papërsëritshmi.

“Të dashur miq, kjo është fotografia e parë e vitit me 01.01. 2023.

58 vite më parë, nëna dhe babai më sollën në këtë botë, si prindër më dhanë dashurinë, forcën dhe kurajën për të qenë ky që jam sot një sportist.

Zot i madh i mëshiroftë shpirtrat e tyre dhe i shpërbleftë me gradat më të larta në Xhenet.

Të dashur miq, kërkoj ndjesë që nuk mundem t’ju përgjigjem të gjithëve një nga një.

Në emrin tim, dua t’ju falënderoj të gjithëve nga zemra për urimet që më dërguat për ditëlindjen, për të gjitha fjalët dhe komplimentet e bukura. Zoti iu bekoftë dhe paçi shëndet, gëzime dhe suksese në familjet tuaja”, ka shkruar Tërstena në profilin e tij në faecbook.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

10 persona u vranë në rrëmujë në Ugandë gjatë festimeve të Vitit të Ri

Story i radhës

Arrestohen disa futbollistë në mbrëmjen e ndërrimit të viteve

Të fundit nga

Anisa, Gjestit: Mos u ndiko nga Xheneta

Konkurrentja e Big Brother VIP Kosova 3, Anisa pati një mesazh për Gjestin, teksa ishin duke biseduar. Ajo i tha që të mos ndikohet banorja tjetër e shtëpisë. “Për Xhenetën e kam
ShkoLartë