Arbana Osmani ka realizuar së fundmi një bisedë virtuale me ndjekësit e saj në Instagram, ku nuk kanë munguar pyetjet për jetën personale.
Një ndjekëse e pyeti moderatoren se kush ka qenë tranzicioni apo ndryshimi më i vështirë në jetën e saj, fëmija i parë apo fëmija i dytë e në vazhdim.
“Tranizicioni më i vështirë: 0-1 fëmijë apo 1-2 fëmijë e në vazhdim?”– pyet ndjekësja.
Fillimisht Arbana ka shkruar përgjigjen që do të jepte partneri i saj Eduard Grishaj. Por nëse për atë është njësoj si katër si pesë fëmijë, për moderatoren të pasurit fëmijë është një ndryshim i madh. Ajo ka zbuluar se fëmija i parë ka sjellë shumë ndryshim në jetën e saj.
Arbana Osmani/Instagram
“Edi thotë si dy, si 4, si 5 njësoj janë. Por nuk i vë ai në gjumë të kuptohemi. As nuk i shikon kur duhet të bëjnë vaksinat a të marrin mjekim.
0-1 ka qenë tranizicion shumë i madh për mua. Mendova se isha e përgatitur për atë por kuptova se të gjithë librat që kisha lexuar për shtatzëninë nduhmuan pak për asgjë.”- shkruan moderatorja.
Arbana Osmani dhe Edi
Arbana Osmani dhe Eduart Grushaj janë në pritje të fëmijës së tyre të dytë. Ndonëse moderatorja është në tremujorin e dytë të shtatzënisë deri tani nuk e ka zbuluar gjininë e fëmijës që po presin por në media aludohet se do bëhen me vajzë. Në 2020 ata mirëpritën në jetë djalin e tyre të quajtur Diell. Teksa Arbana ka edhe një djalë më të madh nga martesa e saj e parë.