Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the ol-scrapes domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /home/runcloud/webapps/gazetamk/wp-includes/functions.php on line 6114

Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the ol-scrapes domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /home/runcloud/webapps/gazetamk/wp-includes/functions.php on line 6114
“I paparashikueshëm”, reagimet e qytetarëve për fitoren e Trumpit – Gazeta.mk

“I paparashikueshëm”, reagimet e qytetarëve për fitoren e Trumpit

min lexim

Kandidati i republikanëve në zgjedhjet presidenciale Donald Trump, është shpallur presidenti i 47-të i Shteteve të Bashkuara duke siguruar rreth 276 vota të Kolegjit Elektoral.

Për ish-presidentin Trump, aktualisht fituesin e zgjedhjeve të fundit qytetarët kosovar kanë dhënë mendimet e tyre.

Fitorja e tij është mirëpritur me arsyetime të ndryshme. Disa nga qytetarët kanë përshëndetur thirrjen e tij për ndalimin e luftërave. Derisa kanë shpresuar që mos të ndryshoj qasja e Amerikës në dialogun Kosovë-Serbi.

Qytetari, Izet Zhuja ka thënë për KosovaPress se Amerika do të ruaj një lloj balance ndaj Kosovës.

Ai, shpreson që Amerika të mos jetë kundër popullit të Kosovës, pasi që do ndryshojnë figurat politike që udhëheqin dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

“Besoj që Amerika do ta ruaj njëfarë balance ndaj Kosovës edhe pse është partia republikane, sepse ne e dimë që neve na kanë ndihmuar dy partitë edhe republikane edhe demokrate. Ani pse munden të ndryshojnë figurat politike, të cilat do të vijnë tash me udhëheq dialogun e Kosovës dhe Serbisë, shpresoj që nuk do të jenë kundër nesh. Shpresoj të ndalen luftërat, siç ka thanë Trumpi, pavarësisht se kush do të jetë humbës e fitues. Kështu që, më mirë me punu 100 vite në paqe e me u marrë vesh nëpërmes paqes, sesa nëpërmes luftës”, ka thënë Zhuja.

Ndërsa, qytetari tjetër Zymer Mramori ka shtuar se Trump, është një biznesmen, i cili sipas tij, është i paparashikueshëm.

“Është një biznesmen, i cili i prenë gjërat shkurtë, pak më trup, e këta demokratët kanë shkuar pak më ngadalë. Për ndryshe, ai është pak i paparashikueshëm, si e kemi pa në katër vite. Mirë është për ne”, ka shtuar Mramori.

Po ashtu, qytetari Nuri Shabani ka vijuar se sipas mendimit tij marrëdhëniet mes Amerikës dhe Kosovës do të jenë të njëjta dhe nuk do të ndryshojnë.

“Populli e ka votuar, në rregull është çdo send, për ne, për Kosovën ma merr mendja që njëjtë është”, ka vijuar Shabani.

E qytetari tjetër, Fahri Kaçiu ka potencuar se amerikanët e dinë më së miri se kë kanë votuar.

“Amerikanët e dinë, ata e kanë votuar..1:51 Mirë është, nuk vetët vetëm Trump, ka shumë njerëz që pyeten”, ka potencuar Kaçiu.

Në garën e 5 nëntorit ishin demokratja Kamala Harris, aktualisht zëvendëspresidente e Amerikës dhe republikani Donald Trump, i cili ishte president nga viti 2017 deri më 2021.

Ndërkaq, fitorën e trumpit e kanë përshëndetur lider botërorë. Edhe në Kosovë Trumpi u urua nga liderë institucional e partiak.

Kosova ka gëzuar përkrahjen e SHBA-së, ndër vite, pavarësisht kush ka qenë në krye të saj.

SHBA në vazhdimësi ka ndërmjetësuar normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi pavarësisht nga udhëheqësia e saj politike.

Burimi: botasot.info

Story i mëparshëm

Vendimi i Gjykatës Administrative për rikthimin e deputetëve në Kuvend, Bardhi publikon dokumentin

Story i radhës

Atilla-banorëve në Big Brother VIP Kosova: Jeni urtësuar prej se erdha unë

Të fundit nga