I nxehti shton vizitat tek psikiatri/ Në Vlorë rritet numri i personave me shqetësime. Mes tyre edhe turistë, mjekët: Kujdes me alkoolin

June 30, 2024
1 minut lexim

Në spitalin Psikiatrik të Vlorës në këto ditë të nxehta të verës por dhe sezonit veror fluksi i vizitave rritet të personave që kanë shqetësime.

Mjeku psikiatër Stiliano Lepuri flet për shtimin e rasteve por dhe shkaqet që persona të ndryshëm marrim mjekim apo shtrohen në ambientet e tij.

Stiliano Lepuri, psikiatër: Si në qendrën komunitare ku marrin vizita por dhe në Spitalin Psikiatrik që është për gjithë jugun e vendit, rastet janë shtuar pikërisht në këtë sezon për shkak të rritjes së temperaturave dhe problemet që ata shfaqin janë ankthi apo dhe të sëmurët kronik, por dhe lëndët narkotike apo dhe substanca të tjera.ka dhe mosha të reja që kërkojnë të vizitohen apo dhe shpesh herë ata shtrohen në spital për te marrë mjekim më të gjatë.

Në këtë spital kryhen më shumë se 25 vizita në ditë që jo të gjitha kërkojnë shtrim por marrin dhe mjekim dhe largohen, dhe në muajin që lamë pas ka pasur dhe disa shtrimesh në spitalin psikiatrik.Rastet e reja që paraqiten janë ato të ankthit por dhe psikozat ku personat janë përdorues të substancave dhe alkoolit. Nuk kanë munguar dhe pushuesit e huaj që kanë kërkuar ndihmë në këtë spital. Kanë qenë kryesisht personat rezidentë por dhe ata që janë disa ditor në Vlorë nga përdorimi i substancave të ndryshme.

Mjeku këshillon që ne këto ditë të nxehta të sëmurët mos të dalin në diell, të marrim rregullisht medikamentet dhe mos të konsumojnë alkool.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Tragjedi në Maqedoni! Një alpinist vdiq pasi ra në humnerë

Story i radhës

Mediumi italian: Xhaka nuk i la lojtarët tanë ta prekin topin

Të fundit nga

ShkoLartë