Temperatura rekord prekën Britaninë ditën e Marte ndërsa gjigantët e teknologjisë si Google dhe Oracle u përballen me probleme ndërsa sistemet e tyre të ftohjes dështuan në qendrat e të dhënave.
Qendra e të dhënave janë ndërtesa të mëdha të cilat përmbajnë mijëra kompjuterë dhe janë ato që mundësojnë çdo shërbim online.
Përqendrimi i fuqisë kompjuterike është i madh saqë nxehtësia e çliruar e bën të domosdoshme ajrimin. Të dy kompanitë thanë se problemet e tyre ishin zgjidhur.
Qendrat e tyre të të dhënave u mbinxehën nisur nga temperaturat e pazakonta që goditën Evropën perendimore ditët e fundit.
Rritja e temperaturave në qendrat e të dhënave bëri që disa sisteme të fikeshin si masë mbrojtëse. I nxehti goditi edhe qendrën e të dhënave të Google në Londër.
Për të parandaluar dëmtimin kompania tha se kishte fikur ca prej tyre. /PCWorld Albanian