I nxehti ekstrem vazhdon edhe për disa ditë, parashikimi i motit për këtë javë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar për motin që do të mbajë sot dhe ditëve në vijim, në vendin tonë.

“Një javë kryesisht e nxehtë, por po përmbyllet një muaj me temperatura mesatare maksimale ekstrem të larta dhe llogaritet që ky korrik të jetë muaji më i nxehtë i korrikeve prej se kur kanë filluar matjet profesionale meteorologjike (1854 Angli në laboratorin KJU).

Ndryshimet klimatike po ndodhin më shpejt se sa parashikimet e shkencëtareve të agjencive të fuqishme meteorologjike dhe tani nevoja për të reduktuar emetimet e gazrave serrë është më urgjente se kurrë më parë. KY muaj me këto temperatura ekstreme nuk ka përfshirë vetëm Evropën por tri kontinente (Amerikën e Veriut, Azinë dhe Evropën).

Temperatura mesatare në nivel global ishte 16.63 në vitin 2019, derisa ajo tani ka arritur në 17.08 gradë Celsius, që konsiderohet rritje rekorde.

E hëne- Mot me diell dhe pjesërisht i vranët , vranësirat në pjesën e parë të ditës vende-vende mund te sjellin reshje afatshkurta. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 24-28 gradë Celsius.

E marte- Mot kryesisht me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-14 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27-31 gradë Celsius.

E mërkure-Mot me diell dhe vranësira të pakta, kryesisht për rreth relievit malor. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 28-32 gradë Celsius,

E enjte-Të enjten parashihet mot me diell dhe vranësira të pjesëshme. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 32-35 gradë Celsius

Të premten – Mot kryesisht me diell. Vranësira të shpërndara parashihen kryesisht rreth relievit malor. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-16 ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 32-36 gradë Celsius. Do të fryjë erë drejtimesh të ndryshme me shpejtësi 1 deri 7 m/s.

Për shkak të këtyre temperaturave të larta edhe indeksi UV do të jetë i lartë, prandaj apelohet respektimi i këshillave të IKSHP, ndërsa IHMK bënë thirrje qytetareve që mos të ndezin zjarre, sepse pos dëmeve në fushën e bujqësisë dhe pasojave tjera, zjarret janë edhe burime të rrezikut të pronave tona, shëndetit dhe njerëzve në veçanti.”

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Sot dalin në shitje biletat për ndeshjen Drita-Plzeni, këto janë çmimet

Story i radhës

Shqipëri-Maqedoni e Veriut, prej sot me kontroll të përbashkët kufitar

Të fundit nga