I nxehti afrikan “përvëlon” Shqipërinë këtë javë, temperaturat pritet të shënojnë deri në 43 gradë

1 minut lexim

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak paraqet tabelën me temperaturat për javën që vjen, në qarqet e vendit.

Sipas SHMU, javën që presim përpara vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike kjo dhe për shkak të depërtimit të masave ajrore të thata dhe të nxehta me origjinë nga Anticikloni Afrikan.

Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin gjatë gjithë javës por nuk do të mungojnë vranësirat e pakta deri mesatare kalimtare të tipit të lartë transparente të cilat do të jenë më tepër prezente kryesisht përgjatë relieveve malore.

Pritet rritje graduale e temperaturave, të cilat do të jenë disa gradë më të larta sesa mesatarja mujore klimatike. Sipas tabelës, temperaturat do të arrijnë deri në 43 gradë celsius.

Story i mëparshëm

Mblidhen organet e VMRO-DPMNE-së. Po finalizohen propozimet për ministra

Story i radhës

​I burgosuri në SHBA vret një punonjës në kuzhinë dhe më pas veten

Të fundit nga