Dafina Zeqiri përveç se një nga këngëtaret shqiptare më të preferuara është edhe nga ato me më shumë koncerte, pothuajse çdo natë.
Por për fat të keq së fundmi i ka ndodhur një incident të cilin e ka ndarë ehde më ndjekësit në Instagram.
Dafina shkruan: “Kur e thyen dhëmbin pas koncertit… Çfarë thënie ka, a thua?”
Përveç dhëmbit, Dafina ka patur edhe një problem tjetër kohët e fundit. Ajo ka treguar se i kanë nisur sërish dhimbjet e gjurit dhe kjo për faktin sepse nuk i ka bërë trajtimin e duhur.
“Duhej të kisha bërë fizioterapi çdo ditë pas operacionit. Por do të bëhemi më mirë”– shkroi Dafina krahas një fotoje teksa qëndron e ulur mbrapa sediljes së makinës duke vendosur akull sipër gjurit.
Postimi i Dafina Zeqirit
Postimi i Dafina Zeqirit