i nderroi jete babai bardhyl mahmuti thirrje bashkeveprimtareve qe te mos shkojne ne rmv per ceremoni per shkak te situates 69f73bce15491

I ndërroi jetë babai, Bardhyl Mahmuti thirrje bashkëveprimtarëve që të mos shkojnë në RMV për ceremoni për shkak të situatës

May 3, 2026
1 minut lexim
IMG 2882

Ish-zëdhënësi i UÇK’së dhe veprimtari i njohur Bardhyl Mahmuti ka njoftuar për vdekjen e babait të tij, Beqirit.

Mahmuti ka njoftuar se varrimi i të ndjerit do të bëhet nesër në Tetovë në ora 13:30, por ai u ka apeluar bashkëveprimtarëve (ish-pjesëtarëve të UÇK’së), që të mos udhëtojnë drejt RMV’së për ceremoninë e varrimit, duke dhënë arsyet e tij.

Beqir Berisha ka qenë gazetar, autor librash dhe i burgosur politik.

Ja postimi i Bardhyl Mahmutit:

NJOFTIM MORTOR

Të dashur familjarë,
Të dashur miq,

Ju njoftojmë se sot, më 3 maj 2026, u largua nga kjo botë babai ynë, Beqir Berisha. Varrimi do të bëhet të hënën, më 4 maj, në 13:30, në varrezat e Tetovës.

Duke pasur parasysh situatën politike në Maqedoni, lus të gjithë bashkëveprimtarët e mi nga Kosova të mos marrin rrezikun të vijnë as për varrim e as për ngushëllime”, shkruan Bardhyl Mahmuti.(INA)

Burimi: lajmpress.org

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

ariana grande rikthehet fuqishem petal vjen me 31 korrik 69f734a34f977
Lajmi i mëparshëm

Ariana Grande rikthehet fuqishëm: “Petal” vjen më 31 korrik

kosova drejt nato s ekspertet rezoluta ne shba sjell moment te ri 69f74eaa5eb72
Lajmi i radhës

Kosova drejt NATO-s, ekspertët: Rezoluta në SHBA sjell moment të ri!

Të fundit nga

ShkoLartë