Këngëtarja e njohur Ariana Grande ka konfirmuar zyrtarisht publikimin e albumit të saj më të ri, duke i dhënë fund spekulimeve që qarkullonin prej kohësh në rrjet. Projekti i ri muzikor, i titulluar “Petal,” pritet të publikohet më 31 korrik.
Njoftimi u bë nga vetë artistja përmes rrjeteve sociale, ku ajo zbuloi edhe detaje rreth bashkëpunëtorëve. Albumi është prodhuar ekskluzitivisht dhe bashkëshkruar në partneritet me producentin ILY A Salmanzadeh, i njohur për bashkëpunimet e tij të mëparshme me Grande në disa nga projektet e saj më të suksesshme.
Mes albumeve ku dyshja ka punuar së bashku përfshihen “My Everything,” “Dangerous Woman,” “Sweetener,” “Eternal Sunshine” dhe “thank u, next,” të cilat kanë shënuar sukses të madh në tregun muzikor ndërkombëtar.
Albumi “Petal” tashmë është vënë në dispozicion për porosi paraprake në disa formate, duke rritur pritshmëritë e fansave për publikimin e tij në fund të korrikut.
Burimi: botasot.info


