i moshuari abuzoi me 12 vjecaren ne pogradec te aferm te autorit te dyshuar flasin per tch jemi te tronditur ka edhe vete 4 vajza 69544726578f2

I moshuari abuzoi me 12-vjeçaren në Pogradec, të afërm të autorit të dyshuar flasin për TCH: Jemi të tronditur, ka edhe vetë 4 vajza

December 30, 2025
1 minut lexim

Një ngjarje e rëndë është zbuluar në Pogradec. Një 12-vjeçare pas një vizite në spitalin e Korçës, ka rezultuar shtatzënë, rreth 22 javëshe.

Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se e mitura është abuzuar seksualisht me forcë nga një i moshuar me njohje familjare me familjen e të miturës.

Kushëriri i autorit të dyshuar dhe gruaja e tij kanë folur për Top Channel.

“Ai person është i mirë, nuk është aq i keq, nuk kam dëgjuar llaf të keq për të. Unë tani e mora vesh. Unë s’di gjë, u trondita. Njihet si burrë i mire në fshat. Ne nuk kemi ndjerë asgjë. Familjen e vajzës nuk e njoh, nuk ja kam idenë fare. Nga i njëjti fshat jemi por nuk e di unë se çfarë bëjnë. Unë rri në shtëpinë time. Unë u trondita, po ai i mire është. Nuk njihej si njeri problematik. Ai është familjar, ka 4 vajza. është edhe gjysh, ka nipër, mbesa. Fëmijët i ka të martuar”, u shpreh gruaja e kushëririt, Zybe Selko.

“Unë e njoh si burrë të mire. Nuk di gjë fare, se çfarë ka ai se di. Unë nuk kam marrë vesh asnjë gjë. Qëparë që erdhi policia, i çova deri aty lart edhe ika. Vajzën e njoh, është fëmijë. Marrëdhënia e të dyjave familjeve është shume e mire. Shkojnë e vijnë. Janë komshinj. Rrushani është pensionist, rri në shtëpi. Nuk dimë gjë fare, tani e morëm vesh. S’kemi dëgjuar ndonjëherë. Ai gruan e ka”, u shpreh kushëriri i autorit, Adem Selko.


Top Channel

Burimi: top-channel.tv

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

kernaja kemi bere mire dua saktesi para porte 695446744add4
Lajmi i mëparshëm

Kërnaja: Kemi bërë mirë, dua saktësi para porte

tahiri aak do te jete pjese e kuvendit edhe nese smerr asnje vote nga diaspora 6954477e40fee
Lajmi i radhës

Tahiri: AAK do të jetë pjesë e Kuvendit, edhe nëse s’merr asnjë votë nga diaspora

Të fundit nga

Doli: Edhe 15 minatorë dolën nga miniera

Pesëmbëdhjetë minatorë kanë dalë nga miniera pas disa orësh të vështira të kaluara të ngujuar në thellësi, duke sjellë lehtësim dhe shpresë për familjarët dhe kolegët e tyre. Lajmin e ka bërë
ShkoLartë