I mori paratë 58-vjeçares dhe nuk i kreu punimet në banesë, procedohet i riu

May 22, 2025
1 minut lexim

Një 32-vjeçar nga Delvina është vënë nën procedim penal nga Policia e Sarandës, pas kallëzimit të bërë nga një shtetase, e cila e akuzon për mashtrim financiar. Sipas informacioneve zyrtare, i riu ka marrë një shumë të konsiderueshme parash me premtimin se do të kryente punime në banesën e saj, por më pas nuk ka përmbushur detyrimin.

Ngjarja është bërë publike nga policia, e cila njofton se materialet i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë referuan materiale në Prokurori dhe nisën procedimin penal për shtetasin H. R., 32 vjeç, banues në Delvinë, pasi ndaj tij ka bërë kallëzim shtetasja R. K., 58 vjeçe, banuese në Fier, se i ka marrë një shumë lekësh me pretendimin se do i kryente disa punime në banesë, duke e mashtruar atë”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

Prokuroria me aktakuzë për rastin “Onkologjia”, pacientët me kancer kanë marrë trajtim të papërshtatshëm

Story i radhës

Bajrami: Mafia energjetike nuk kufizohet vetëm te Martini e Nagipi, është shumë m

Të fundit nga

Murtezani në seancën e Këshillit kombëtar

Ministri i Çështjeve Evropiane, Orhan Murtezani, sot në seancën e Këshillit kombëtar për eurointegrime tha se Agjenda e reformave për periudhën 2024 – 2027, e cila rrjedh nga Plani i Rritjes për
sqmken
ShkoLartë