i mohuan penallti torinos ndaj interit pritet nje muaj ndeshkim ndaj gjyqtareve 622f5b096ef4e

I mohuan penallti Torinos ndaj Interit, pritet një muaj ndëshkim ndaj gjyqtarëve

March 14, 2022
1 minut lexim

Pas penalltisë së bujshme që iu mohua Torinos ndaj Interit, momenti i llogarisë po afron për Marco Guidën dhe Davide Massa.

Sipas “Gazzetta dello Sport”, pritet një dënim prej të paktën 3 ose 4 ndeshjesh, që do të thotë 1 muaj jashtë arbitrimit. Ky dënim do të shkojë për gjyqtarin kryesor dhe për gjyqtarin e VAR-it pasi asnjëri prej tyre nuk e shqyrtoi atë penallti të dukshme nga Ranoçhia ndaj Belottit.

Për momentin nuk ka asgjë zyrtare, por përshtypja është se po shkojmë drejt një qëndrimi të prerë për gabimin e arbitrit dhe nënpunësit të VAR gjatë ndeshje Torino-Inter.

Nisur nga polemikat dhe qartësia e imazheve që kanë të bëjnë me faullin e Ranoçhia ndaj Belottit, në fund të fundit, për Guidën dhe Masën nuk duket se ka vend për justifikime.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

sali ende heret per heqjen e maskave 622f58761a747
Story i mëparshëm

Sali: Ende herët për heqjen e maskave!

gjashte menyra per te qene nje grua e parezistueshme ne syte e meshkujve 622f5b0c4e5f0
Story i radhës

Gjashtë mënyra për të qenë një grua e parezistueshme në sytë e meshkujve

Të fundit nga

Horoskopi i datës 23 maj 2025

Dashi (21 Mars – 19 Prill) Sot mund të bëni një hap jo konvencional drejt përmirësimit të të ardhurave. Me Uranin që ndikon në sektorin tuaj financiar, jeni të ftuar të rishikoni

Fisnik Asllani nuk ka të ndalur në Gjermani

Fisnik Asllani nuk po ndalet, duke çmendur Gjermaninë me paraqitjet e tij fantastike këtë sezon! Sulmuesi i Kosovës, ka shënuar një gol dhe ka bërë një asist për skuadrën e Elversbergut, në
ShkoLartë